Vazhdim të paraburgimit për drejtorin e inspektoratit që dyshohet për korrupsion, kërkoi Prokuroria

Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar vazhdimin e paraburgimit për drejtorin e Inspektoratit Shtetëror për Bujqësi për ryshfet, transmeton Portalb.mk.

Prokuroria ka ngritur edhe aktakuzë ndaj drejtorit në Gjykatën Themelore Penale të Shkupit.

Ai akuzohet se si drejtor i Inspektoratit gjatë muajit mars mori mjete financiare për të kryer një punë që nuk duhej kryer. Për këtë kishte kërkuar 100 mijë denarë, ndërsa ishte arrestuar në momentin që po pranonte një pjesë të këtyre parave.

Bujqësi - Bujk - FermerëInspektor(e)Korrupsion - RyshfetMinistria e Bujqësisë Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (MBPEU)