Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, më 15 tetor do të qëndrojë për vizitë në Kosovë për herë të parë gjatë mandatit të saj të dytë në këtë detyrë. Vizita është pjesë e turit që Von der Leyeni do ta zhvillojë në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, raporton Koha.net.
Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, pritet që ta vizitojë Kosovën më 15 tetor, në kuadër të turneut të saj nëpër të gjitha gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, ka mësuar KOHA nga burime në Bruksel.
Kjo do të jetë vizita e saj e parë në rajon gjatë mandatit të dytë si kryetare e Komisionit Evropian.
Kosova, krahas Bosnjë-Hercegovinës, ka mbetur e vetmja që nuk i ka marrë pagesat e para nga Plani.
Von der Leyeni vizitën në vendet e rajonit pritet që ta nisë në Tiranë, më 13 tetor, ndërsa në kuadër të saj do të qëndrojë edhe në Mal të Zi, në Maqedoni të Veriut, në Serbi dhe në Bosnjë-Hercegovinë.
Ndryshe, Maqedonia e Veriut mbetet e ngujuar në rrugëtimin drejt BE-së, shkaku i kontestit me Bullgarinë fqinje. RMV duhet t’i bëjë ndryshimet kushtetuese për të vazhduar rrugën drejt BE-së. Ndryshimi kushtetutës përfshin shtimin e bullgarëve dhe etnive tjera në Kushtetutë. Ndryshimi kërkon shumicë prej dy të tretash dhe negociatat me BE-në nuk do të fillojnë derisa të bëhen këto ndryshime.
Me kusht të ndryshimi të Kushtetutës, Maqedonia e Veriut më 19 korrik të vitit 2022 i filloi bisedimet qasëse me BE-në me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, pas miratimit të propozimit francez të cilin Maqedonia e Veriut e miratoi më 16 korrik 2022. Propozimi atë kohë u votua në parlament pa pjesëmarrjen e opozitës së atëhershme e cila tani është në pushtet.
- LEXO: Kos: Sundimi i ligjit mbetet sfidë kyçe për vendet kandidate të Ballkanit Perëndimor
- LEXO: Opozita në RMV pretendon se ekziston zgjidhje “win-win” për të mbrojtur interesat kombëtare, qeveria dyshon për qëllimet e sinqerta
- LEXO: Mucunski: RMV aktualisht nuk është gati t’i bëjë ndryshimet kushtetuese që i kërkon Bullgaria
- LEXO: Maqedonia e Veriut nga njëri kontest në tjetrin, pse? Ndërprerja e negociatave drejt BE-së nxjerr boshllëqet e vizionit