U sekuestruan dy mijë preparate mjekësore, shoferi nga Kosova tentoi t’i kalojë në Maqedoninë e Veriut

Dogana e Maqedonisë së Veriut ka parandaluar përpjekjen për kontrabandë të dy mijë copëve flakone me tretësirën mjekësore “Gadonans”, të cilat një shtetas i Kosovës, shofer kamioni, donte t’i kontrabandonte duke i fshehur në kabinën e automjetit, transmeton Portalb.mk.

Flakonat u sekuestruan dhe Departamenti i Hetimeve ngriti kallëzim penal kundër autorit të krimit  i dënueshëm sipas Kodit Penal.

Autori, shtetas i Kosovës, i punësuar si shofer në një kompani transporti të Kosovës, po transportonte profile alumini në rrugën Turqi-Kosovë dhe u ndalua për kontroll nga ekipi mobil në pikën kufitare Deve Bair.

“Kur u pyet nëse kishte diçka për të deklaruar përveç mallrave ekzistuese, shoferi tha se nuk kishte asgjë për të deklaruar, pas së cilës, për shkak të dyshimit, u krye një kontroll i detajuar. Shishet, gjithsej dy mijë copë, të paketuara në paketa dhe qese, me shumicë dhe pa paketimin origjinal, u gjetën në vende të ndryshme në kabinën e automjetit – në shtratin e sipërm, në zgavrën e fabrikuar, në hapësirën mbi sediljen e shoferit, si dhe në bagazhet personale të gjetura në shtratin e poshtëm”, thanë nga Drejtoria e Deoganave.

Këtë vit, Drejtoria e Doganave parandaloi 13 përpjekje për kontrabandë dhe sekuestroi gjithsej 29 mijë copë ilaçesh dhe preparate mjekësore.

Drejtoria e doganave RMVKontrabandë me mallra