U rrit për 9 përqind rroga mesatare mujore në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut u regjistruar rritje e rrogës mesatare mujore për 9 përqind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.

“Paga mesatare mujore neto për të punësuar, gjatë muajit tetor të vitit 2025, është 45 943  denarë. Në muajin tetor të vitit 2025, krahasuar me muajin tetor të vitit 2024, paga mesatare mujore neto për të punësuar është më e lartë për 9.0%”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Në këtë periudhë, rroga mesatare mujore bruto është 69 089 denarë.

“Kjo rritje ka ardhur si rezultat i, para së gjithash, rritjes së pagës mesatare mujore neto për të punësuarit në sektorët: Veprimtaritë e mbrojtjes (kujdesit) shëndetësore dhe sociale  për 13.3%, Shërbime administrative dhe mbështetëse për 13.2% dhe Veprimtaritë e patundshmërisë  për 10.9%”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Në krahasim me muajin shtator të këtij vitit, rroga mesatare më së shumti u rrit të veprimtaritë e patundshmërisë (9.5 %).

Agjencia për Punësim RMVEkonomia e shtetit - Lajme ekonomiPaga - RrogaPunëtor(e) PunëTë drejtat e punëtorëve