U rrit numri i turistëve të huaj në RMV, u ul numri i turistëve vendas 

Numri i turistëve në qershor të vitit 2025 në Maqedoninë e Veriut është 126 415, prej të cilëve 20.1 % janë turistë vendor ndërsa 79.9% turistë të huaj, transmton Portalb.mk.  

Numri i netëve të kaluara në qershor të vitit 2025 është 243 157, prej të cilëve 26.7% janë turistë vendor dhe 73.3% janë turistë të huaj.  

Siç raporton Enti Shtetëror i Statistikave, në periudhën janar – qershor 2025, krahasuar me të njejtën periudhë të vitit paraprak, gjithsej numri i turistëve është rritur për 13.5%, edhe atë: te turistët vendor është zvogëluar për 2.5 %, ndërsa te turistët e huaj ka rritje për 19.7% 

Në periudhën janar –  qershor 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak, numri i netëve të kaluara është rritur për 8.5%, edhe atë: te turistët vendor ka rënie  për 1.1%, ndërsa te turistët e huaj ka rritje për 13.3%. 

Numri më i madh i turistëve në qershor 2025 ishte nga Turqia, Serbia, Gjermania dhe Holanda.  

Enti Shtetëror i Statistikave RMV (ESHS)Sezoni turistik - Turist(e)