U publikua kalendari i Ligës së Parë në futbollin e Maqedonisë së Veriut

Federata e Futbollit të Maqedonisë (FFM) ka caktuar datën e fillimit dhe mbarimit të kampionatit të Ligës së Parë për sezonin 2026/2027, transmeton Portalb.mk.

Më 25 korrik pritet të fillojë sezoni i futbollit në Ligën e Parë, ndërsa pritet të mbarojë më 23 maj.

Në këtë sezon do të luhen 36 xhiro, ashtu që pas xhiros së 18-të do të ketë pauzë më 13 dhjetor, ashtu që java e 17-të do të fillojë më 13 shkurt.

Në krahasim me vitin e kaluar kur luheshin nga gjashtë ndeshje në çdo xhiro, këtë vit do të luhen vetëm pesë ndeshje. Ekipet që do të luajnë këtë vit në Ligën e Parë janë: Shkëndija, Struga, Bashkimi, Arsimi, Shkëndija e Haraçinës, Vardari, Bregallnica, Skopje, Sileksi dhe Tikveshi. Për herë të parë në Ligën e Parë u kualifikua Shkëndija e Haraçinës, ndërsa ndeshjet pritet t’i zhvillojë në stadiumin e Çairit.

Ndryshe, pas shumë vitesh, ekipet shqiptare nuk arritën të marrin asnjë trofe brenda një sezoni futbolli, pasi kampion i Ligës së Parë në sezonin 2025/2026 u shpall Vardari, ndërsa Sileksi e fitoi Kupën e Maqedonisë së Veriut.

 

Federata e Futbollit RMV (FFM)Futboll futbollist(e)Kupa e Maqedonisë së Veriut Futboll