Platforma studentore “Studentaria” njofton se mbrëmë është përfshirë nga zjarri një bojler në njërën prej barakave të konviktit studentor “Stiv Naumov” në Shkup, për të cilin rast e kanë njoftuar disa studentë, transmeton Portalb.mk.
“Sipas tyre, disa minuta pas mesnatës u aktivizuan sensorët kundër zjarrit, pas së cilës të gjithë studentët u evakuuan. Falë reagimit të shpejtë të njërit prej studentëve, zjarri u shua“, njofton “Studentaria”.
Sipas platformës, të gjithë studentët janë të sigurt.
Ndryshe, barakat e vjetra dhe të amortizuara prej druri në konviktin “Stiv Naumov” u rrënuan plotësisht, ndërsa në vendin e tyre, në qershor të vitit 2014, u vunë në përdorim tetë pavijone të reja (baraka), me kapacitet për rreth 140 studentë.
Këto pavijone nuk ishin pjesë e rindërtimit të ri të konviktit “Stiv Naumov”.