Nga sot vendoset regjim i përkohshëm i trafikut në autostradën Kërçovë–Ohër, në segmentin Presekë–Pesoçan

Nga sot vendoset regjim i përkohshëm i trafikut në autostradën Kërçovë–Ohër, në segmentin nga Preseka deri te kryqëzimi Arbinovë, afër Pesoçanit, njoftoi Lidhja Automoto e Maqedonisë (LAMM), transmeton Portalb.mk.

Regjimi i përkohshëm i trafikut vendoset për shkak të punimeve ndërtimore për sanimin e korsisë së majtë. Ai do të jetë në fuqi deri në përfundimin e punimeve.

Nga LAMM bëjnë të ditur se trafiku në rrugët e tjera shtetërore zhvillohet pa pengesa, në rrugë kryesisht të thata.

Intensiteti i trafikut jashtë zonave urbane është mesatar, ndërsa në pikat kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka pritje më të gjata.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës, respektimin e sinjalistikës së vendosur dhe drejtimin e kujdesshëm të automjeteve.

Autostrada Kërçovë – Ohër