Sot (06.09.2025) policët nga SPB Shkup arrestuan A.H. (23) dhe E.A. (19), të cilët hynë me forcë në një market në rrugën “Xhon Kenedi” në Shkup, në territorin e Çairit, dhe u përpoqën të kryenin vjedhje, raporton Portalb.mk.
Në orën 04:52, SPB Shkup mori njoftim se tre djem po hynin me forcë në market, pas së cilës menjëherë u ndërmorën masa dhe aktivitete përkatëse nga policët.
Pasi i panë policët, personat ikën, pas së cilës polici qëlloi me një plumb paralajmërues në ajër. Pas masave të marra, A.H. dhe E.A. u arrestuan, dhe po ndërmerren masa kërkimi për një person.
Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, do të dorëzohen parashtresat përkatëse.