Viti i ri shkollor filloi me probleme të vjetra, ligje që favorizojnë të keqen, maturantë që nuk dinë të zgjidhin as ekuacionet me të thjeshta, nepotizëm dhe kuadro të dobëta.
Kështu thotë mes tjerash profesori i fizikës në Universitetin e Tetovës Bashkim Ziberi në #TROÇ ku diskutuam për problemet e arsimit nga niveli më i ulët deri te ai më i lartë.
Ai shprehet shumë i prerë në lidhje me ligjin për arsim të lartë, thotë se ligji paraprak ishte më i mirë por që nuk mjaftojnë ligjet vetëm në letër pa u reformuar nga brenda.
Librat shkollore përkthehen nga shtëpitë botuese dhe nuk kontrollohen nga profesorë të fushës, prandaj janë skandaloze, thotë profesori.
Arsimi është profesion i shenjtë por shumë profesorë qëndrojnë për shkaqe rahatie, me keqardhje, thotë profesori, një numër i madh i tyre nuk e kanë vendin në universitet.
Për më tepër ndiqeni episodin e plotë.