Tre zjarre aktive në Maqedoninë e Veriut

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar gjithsej 34 zjarre në hapësira të hapura, prej të cilave tre janë aktive, ndërsa shtatë janë nën kontroll, transmeton Portalb.mk.

Qendra për Menaxhim me Kriza njofton se aktive janë zjarret mes fshatrave Burinec – Lokov – Sellcë – Elevc në Komunën e Strugës, te fshati Belicë, në lokalitetin Kajorec në drejtim të fshatit Brezicë në Komunën e Makedonski Brodit, si dhe në fshatin Brest, në lokalitetin e njohur si Ramno, në Komunën e Çuçer-Sandevës.

Ndalesa për lëvizje në pyje është zgjatur deri më 30 shtator

Ndryshe, Maqedonia e Veriut, viteve të kaluara është përballur me shumë zjarre. Gjatë muajit gusht dhe shtator të vitit të kaluar u raportuan një sërë zjarresh.

Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) RMVZjarr