Gjykata Themelore e Tetovës i ka caktuar masën e paraburgimit prej tetë ditësh të dyshuarit për zjarrin në bodrumin e Komunës së Tetovës, raporton Portalb.mk.
Bëhet fjalë për38 vjeçarin B.R. nga Kosova, ai dyshohet për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
Policia e arrestoi të dyshuarin mbrëmjen e 7 tetorit.
Zjarri në objektin e Komunës së Tetovës ra më 6 tetor 2024, aty u dogjën materiale zgjedhore nga zgjedhjet e vitit 2017 e këndej, raportohet se janë djegur edhe dokumente të tjera. Më 7 tetor u krye inspektimi.
- LEXO: U arrestua personi që ia vuri flakën Komunës së Tetovës
- LEXO: Kasami thotë se është identifikuar personi që shkaktoi zjarrin në komunë, nga Policia nuk japin informata derisa të zbardhet rasti
- LEXO: Zjarri në Komunën e Tetovës, Dauti: Pas hetimeve nga organet kompetente do japim informacione shtesë
- LEXO: Zjarr në objektin e Komunës së Tetovës, digjet material zgjedhor nga zgjedhjet e viteve të kaluara (FOTO)