Policia e Maqedonisë së Veriut në aksionin e kontrollit të automjeteve transportuese, në periudhën nga ora 09:00 e deri në orën 14:00, ka konstatuar 101 parregullsi në 781 kontrollet e kryera, transmeton Portalb.mk.
“Gjatë ushtrimit të kontrollit janë kontrolluar gjithsej 781 automjete, prej të cilave 92 janë dërguar për kontroll teknik. Janë konstatuar 101 parregullsi, ndërsa për shkak të parregullsive të evidentuara, 25 automjete janë mënjanuar nga qarkullimi”, raportoi Policia e Maqedonisë së Veriut.
Policia theksoi se ka pasur për qëllim zbulimin dhe sanksionimin e parregullsive që lidhem me mbingarkesën e automjeteve, deri te rastet kur automjetet edhe e ndotin rrugën me baltë
“Në kuadër të kontrollit janë evidentuar edhe tri raste të veprës penale “Drejtim i pakujdesshëm i automjetit”, në përputhje me nenin 297-a të Kodit Penal. Gjithashtu, janë konstatuar edhe 219 kundërvajtje të llojit tjetër”, raportoi Policia.