Tërmeti prej 4.5 ballësh e goditi jugun e Shqipërisë

Një tërmet me magnitudë 4.5 sipas shkallës së Rihterit është regjistruar 35 minuta pas mesnate në pjesën jugore të Shqipërisë, transmeton Portalb.mk.

Epiqendra e tërmetit ishte gjashtë kilometra në veriperëndim të Himarës, në thellësi prej pesë kilometrash, ndërsa lëkundjet janë ndjerë edhe në qytetet përreth.

Përveç jugut të Shqipërisë dhe zonave bregdetare, si Himara, Vlora, Saranda, Tepelena dhe Gjirokastra, tërmeti për shkak të thellësisë së vogël është ndjerë edhe në rajonet kufitare të Greqisë.

Deri më tani nuk ka raportime për dëme materiale.

 

ShqipëriaTërmet