Teatri i Tetovës u dekorua me tre çmime në Festivalin “Ditët e Komedisë Shqiptare“ në Preshevë

Teatri i Tetovës arrti të marrë çmimet më të rëndësishme në edicionin e XIX të Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë. Nga data 9 deri më 13 dhjetor 2024, Presheva ishte epiqendra e artit skenik shqiptar, duke sjellë së bashku pesë teatro nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Lugina e Preshevës, transmeton Portalb.mk.

Festivali “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë ndau mbrëmë tre çmime për Teatrin e Tetovës:

  • Për regjinë më të mirë, u përzgjodh regjisori Gent Çajani
  • Aktori më i mirë, Adrian Aziri dhe
  • Shfaqja më e mirë, “Pacienti i dr. Frojdit”.
Gent Çajani regjisori më i mirë në Festivalin “Ditët e Komedisë Shqiptare “ në Preshevë. Foto: Teatri i Tetovës (Facebook)

Ky festival pesëditor ngjalli buzëqeshje tek publiku dhe trajtoi tema nga më të ndryshmet përmes artit të komedisë.

“Ditët e Komedisë Shqiptare” nuk janë thjesht një festival, por një urë lidhëse mes shqiptarëve në rajon. Përmes humorit dhe artit skenik, ky festival reflekton unitetin kulturor dhe pasionin për teatrin që karakterizon botën shqiptare.

Teatri i Qytetit të Preshevës jo vetëm që përmbush një mision artistik, por edhe një detyrë të madhe në ruajtjen e identitetit dhe pasurimit të jetës kulturore në Luginë.

Aktori më i mirë, Adrian Aziri në Festivalin “Ditët e Komedisë Shqiptare “ në Preshevë. Foto: Teatri i Tetovës (Facebook)
Shfaqja më e mirë, “Pacienti i dr. Frojdit” në Festivalin “Ditët e Komedisë Shqiptare “ në Preshevë. Foto: Teatri i Tetovës (Facebook)
Kultura shqiptareKulturë lajmePreshevaTeatri i Tetovës