Të shtunën do të bëhet dezinsektim ajror kundër larvave të mushkonjave në Shkup

Qyteti i Shkupit i njofton qytetarët se më 5 shtator 2026 (e shtunë), në orët e hershme të mëngjesit, do të kryejë dezinsektim ajror kundër larvave të mushkonjave në territorin e qytetit të Shkupit, transmeton Portalb.mk.

Nëse kushtet atmosferike nuk lejojnë kryerjen e dezinsektimit, spërkatja do të realizohet ditën e parë pasuese kur kushtet e motit të jenë të përshtatshme, në të njëjtin termin.

Bletarët njoftohen që me kohë të ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve.

Dezinsektim - DeratizimQyteti i Shkupit