Sot në një kafene në Haraçinë ka pasur të shtëna me armë zjarri, ku sipas informacioneve jozyrtare të Telmës, është përfshirë Faruk Masllani, vëllai i Shenoll Masllani, i njohur në publik si Shenki Versace, transmeton Portalb.mk.
Sipas informacioneve të MPB-së, Faruk Maslani ka qëlluar nga një automjet në lëvizje. I plagosuri është larguar nga vendi i ngjarjes me veturë të markës BMW.
“Sot, 23 nëntor 2024, në ora 14:50 në SPB Shkup, R.A. ka raportuar se në një objekt hotelierik në fshat Haraçinë nga një mjet në lëvizje F.M. ka qëlluar në drejtim të D.R., por ka goditur babain e denoncuesit S.A. Këtij të fundit i është dhënë ndihma mjekësore nga urgjenca mjekësore. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.
Faruk Masllanit, ësht vëllai i Shenoll Masllamit i falur së fundmi nga presidentja Gordana Siljnovska, gjë që hasi në reagime në opinion.
Shenki Versace njihet për publikun si pronar i bar-kafe “Versace”. Ai vendos logon e “Versace” në makina dhe në fasadën e shtëpisë dhe i mbushi rubrikat rozë si ndjekës i markës me qindra mijëra euro.
Kujtojmë se presidentja Siljanovska fali edhe Akif Ravmanoskin, anëtar i klanit të drogës Baron. Ai doli nga Idrizovë me dokumentin se është falur nga presidentja për dënimin me armë, por i kërcënohej kthimi përsëri pas hekurave në Shutkë sepse prokuroria kërkoi masën e paraburgimit për shkak të hetimeve për tentim vrasje. Dyshohet se më 14 nëntor në Çair ka qëlluar në një person këmb. Në atë kohë i dënuari Ravmanovski doli nga burgu me leje pune.