Të rinjtë e Maqedonisë së Veriut do të kenë mundësi tetë muaj të aplikojnë për Çmimin vjetor për vitin 2027-të

Banka Popullore ka publikuar Konkursin ku të rinjtë e Maqedonisë së Veriut deri në moshën 35 vjeçare do të kenë mundësi të aplikojnë për Çmimin vjetor për hulumtuesit e rinj për vitin 2027-të, transmeton Portalb.mk.

“Çmimi jepet me qëllim nxitjen e zhvillimit të mendimit shkencor dhe prodhimin e punimeve kërkimore në fushën e makroekonomisë, bankave dhe sistemeve bankare, si dhe për të promovuar stafin e ri dhe profesional”, raportoi Banka Popullore e RMV-së.

Vendi i parë do të shpërblehet me 130 mijë denarë, ndërsa vendi i dytë 65 mijë denarë.

Të drejtë aplikimi kanë vetëm shtetasit e RMV-së, ndërsa nuk do të mund të aplikojnë të punësuarit në Bankën Popullore.

Aplikimet duhet të dorëzohen në adresën konkurs@nbrm.mk., ndërsa afati i fundit është deri më 1 shkurt të vitit 2027-të.

 

 

Banka Popullore e RMVEkonomia e shtetit - Lajme ekonomiRinia shqiptareShkencaTë rinj - Rini - Rinia