Pagesat e menjëhershme janë hapi tjetër në modernizimin e sistemit të pagesave në RMV, paralajmërojnë nga BP

Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut ka paralajmëruar zhvillimin e sistemit të pagesave në atë mënyrë që të ketë pagesa të menjëhershme, si një hap drejt pas, transmeton Portalb.mk.

“pas anëtarësimit të vendit tonë në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA), krijimi i një sistemi kombëtar pagesash të menjëhershme bazuar në klonin TIPS është hapi tjetër i rëndësishëm që do të mundësojë pagesat në kohë reale, 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë, dhe do të krijojë bazën për zhvillimin e shërbimeve të reja digjitale dhe lidhjes më të madhe rajonale”, njoftoi Igor Veliçkovski, zëvendësguvernatori i Bankës Popullore në RMV.

Ai vlerësoi që kjo do të inkurajojë përdorim më të gjerë të pagesave digjitale, mes tregtarëve dhe digjitalizimin e sektorit publik e privat.

“Ndërsa SEPA përcakton rregulla dhe standarde të përbashkëta për pagesat ndërkufitare në euro, kloni TIPS do të ofrojë bazë teknologjike për shlyerjen e pagesave në kohë reale, me disponueshmëri të vazhdueshme”, njoftoi Veliçkovski.

Kërkesa për aderim në SEPA është parashtruar më 10 korrik 2024, ndërsa aplikimi u pranua më 6 mars 2025 nga ana e Këshillit Evropian të Pagesave për përfshirje në SEPA, me ç’rast bankave vendase u mundësohet edhe përfshirja në skemat e pagesave në euro. Bëhet fjalë për rajonin që përfshin 41 vende të Evropës.

Aplikimi i Maqedonisë së Veriut u pranua nga Këshilli Evropian i Pagesave më 6 mars, duke zyrtarizuar kështu anëtarësimin në SEPA. Transaksionet e para përmes SEPA-s në RMV u realizuan më 7 tetor të vitit 2025.

Banka - BankëBanka Popullore e RMVDigjitalizimKartelë bankare - kreditoreSEPA