Te cilat produkte bujqësore në Maqedoninë e Veriut u regjistruan ndryshime më të theksuara të çmimeve

Në Maqedoninë e Veriut për një vit ka pasur rritje të çmimeve të produkteve bujqësore për 8.4 përqind, ndërkohë te produktet bimore rritja ka arritur deri 11.5 përqind, transmeton Portalb.mk.

“Në pjesën e autputit, në muajin maj të vitit 2026, krahasuar me muajin maj të vitit 2025, çmimet e prodhimit bimor janë zmadhuar për 11.5 % dhe çmimet e prodhimit blegtoral janë zvogëluar për 0.1 %”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Rritje më e madhe e çmimeve u regjistrua te bimët industriale (22.5 përqind) dhe perimet (16.3 përqind), ndërsa rënie ka pasur vetëm te frutat dhe rrushi (1.9 përqind) dhe produktet me origjinë shtazore (5.2 përqind).

Në pjesën e shpenzimeve, në Maqedoninë e Veriut çmimet më së shumti janë rritur te shërbimet veterinare (13.1 përqind), makineritë dhe pajisjet (12.5 përqind) dhe pajisjet e transportit (12.1 përqind).

Bujqësi - Bujk - FermerëÇmimeEkonomia e shtetit - Lajme ekonomiMinistria e Bujqësisë Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (MBPEU)