Ambasadorja amerikane në Maqedoninë e Veriut, Angela Ageler, ka dhënë mbështetje për modernizimin e Armatës së Maqedonisë së Veriut. Ajo së bashku me kryeministrin Hristijan Mickoski, ka ndëruar Armatën, ndërsa kryeministri e ka falënderuar për mbështetjen e deritanishme nga partneri strategjik, SHBA, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.
Mickoski ka falënderuar pjesëmarrësit e ushtrisë nga forcat ajrore, duke premtuar se në vazhdim, Armata do të modernizohet dhe do të sigurojë mundësi që ajo të përgjigjët ndaj sfidave të reja.
“Të nevojshëm janë dronët, detektimi i hershëm dhe parandalimi që mos të vjen deri te eskalimi, ndërsa ky eskalim mund të sjellë pasoja të paparashikueshme”, deklaroi Mickoski.
Ai theksoi se bashkëpunimin do të vazhdojë me SHBA-të, duke paralajmëruar që ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në ministritë e tjera, si në Ministrinë për Punë të Brendshme, pra aty ku janë të nevojshme pajisjet bashkëkohor për të tejkaluar sfidat. Ai nuk ka anashkaluar edhe shërbimet për menaxhimin e krizave, që po përballen me shuarjen e zjarreve.
“Këto automjete e fundit janë një dëshmi e përkushtimit të Maqedonisë së Veriut drejt modernizimit të forcave të saj të armatosura dhe arritjes së qëllimeve të NATO-s”, deklaroi ambasadorja Ageler, gjatë vizitës në kazermën e Shtipit ku u bë promovimi i pajisjeve #JLTV.