Studentët në konviktet e rinovuara do të paguajnë më shumë, ligji për standardet studentore në proces miratimi në Kuvend

Parlamenti është aktualisht në proces të miratimit të ndryshimeve në Ligjin për standardet studentore. Projektligji u paraqit më 14 maj të këtij viti nga një grup deputetësh, por është thelbësore që ligji të miratohet me procedurë të shkurtuar, informojnë nga platformës studentore Studentarija. Procedura e shkurtuar do të thotë që ligji po miratohet pa një debat të gjatë publik dhe lexim të shumëfishtë në komisionet parlamentare, ndryshe nga procedura e rregullt, transmeton Portalb.mk.

“Edhe pse ndryshimet e propozuara nuk përfaqësojnë reformë të plotë të standardit studentor, ato prapë sjellin disa ndryshime konkrete që do të ndikonin drejtpërdrejt në jetën studentore, veçanërisht në fushën e konvikteve studentore, pjesëmarrjes së paguar nga studentët dhe bursave”, thonë nga Studentarija.

Më e rëndësishmja, ndryshimet parashikojnë kategorizimin e konvikteve studentore në Tip 1 dhe Tip 2, njoftoi Studentarija, duke theksuar se Tip 1 i referohet konvikteve që janë rinovuara dhe janë efikase nga ana e energjisë, ndërsa Tipi 2 i referohet konvikteve ekzistuese që plotësojnë standardet, por nuk janë rinobuara.

“Ky ndryshim nuk është vetëm administrativ, por do të ndikojë drejtpërdrejt në shumën që paguajnë studentët”, deklaruan nga Studentarija.

Sipas ndryshimeve të propozuara, në konviktet e Tipit 1, Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të mbulojë deri në 40 përqind të shumës për akomodim dhe ushqim, dhe pjesa tjetër do të paguhet nga studenti, ndërsa në konviktet e Tipit 2, Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të mbulojë deri në 50 përqind, si më parë.

Studentarija deklaron se me këto ndryshime, studentët e akomoduar në konviktet e rinovuara do të paguanin më shumë se ata në ato të parinovuara.

“Për shembull, duke pasur parasysh që Konvikti i Studentëve “Goce Dellçev” në Shkup është rinovuar dhe do të binte nën Tipin 1, sipas ndryshimeve të propozuara, studentët atje do të mbulonin një pjesë më të madhe të çmimit total për akomodim dhe ushqim në vend të pjesëmarrjes aktuale. E njëjta gjë do të vlente edhe për konviktet e studentëve “Kuzman Josifovski Pitu” dhe “Stiv Naumov”, të cilat janë në proces rinovimi dhe duhet të jenë në përdorim nga viti i ardhshëm akademik”, tha Studentaria.

Ata kujtojnë se rindërtimi i konvikteve studentore po zhvillohet me ndihmën e kredive dhe granteve nga institucionet financiare evropiane dhe janë siguruar dhjetëra milionë euro, ku një pjesë e parave do të kthehet nga shteti, dhe një pjesë nuk do të kthehet.

Iniciativa studentore “Studentaria” informon se ndryshimet e reja parashikojnë edhe një ndryshim në modelin e dhënies së bursave studentore, me anë të të cilit do të zvogëlohet pjesa e bursave për studentët nga kategoritë sociale, dhe do të rritet numri i bursave për programet studimore që shteti i konsideron të rëndësishme strategjikisht.

Sipas modelit të mëparshëm, 49 përqind e bursave ishin të destinuara për studentët nga kategoritë sociale, 30 përqind për studentët me nota të larta, 20 përqind për studentët nga shkencat natyrore-matematikore, tekniko-teknologjike, bioteknike dhe mjekësore, ndërsa 1 përqind ishte e rezervuar për mësuesit e ardhshëm.

Me ndryshimet e propozuara, 40 përqind e bursave do të jenë të destinuara për studentë nga kategoritë sociale, personat me aftësi të kufizuara dhe sëmundje të rralla, 35 përqind për programe studimi me interes strategjik për shtetin dhe 25 përqind për studentë me arritje të rëndësishme akademike.

Konvikt studentorMinistria e Arsimit dhe Shkencës (MASH)Parlamenti - Kuvendi i Maqedonisë së VeriutStudentë