Ministria për Arsim dhe Shkencë sot ka publikuar listën e studentëve që janë pranuar në konviktet studentore. Nëse studentët që kanë aplikuar nuk janë përfshirë në 13 listat e publikuara, ato mund të ankohen prej nesër, transmeton Portalb.mk.
Mundësia për aplikim do të jetë prej nesër e deri më 25 shtator. Ankesa duhet të bëhet në konviktin ku ka aplikuar paraprakisht.
Në listat e publikuara gjenden emrat e rreth 2 mijë studentëve të pranuar në konviktet e ndryshme.