Njëzet e katër orë pas ngjarjes, policia e Ohrit ka lëshuar një deklaratë zyrtare në lidhje me tragjedinë e djeshme ku humbi jetën ish-ministri i parë i Skocisë, Aleks Salmond, transmeton Portalb.mk.
Policia konfirmoi zyrtarisht se dje (12.10.2024) është raportuar se 69-vjeçari Aleks Salmond nga Skocia “u sëmur dhe vdiq” në një hotel në Ohër gjatë mbajtjes së shkollës për liderët e rinj të ish-presidentit Gjorge Ivanov.
“Mjeku i Emergjencës Mjekësore ka konstatuar vdekjen, dhe sipas urdhrit të prokurorit publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar për obduksion”, thuhet në njoftimin e shkurtër të MPB-së.
Ai u kujtua nga politikanët britanikë, skocezë si dhe nga politikanët në RMV.
Aleks Salmond shërbeu si Ministër i Parë i Skocisë nga viti 2007 deri në vitin 2014.