Sot në Tetovë mbahet Forumi NextGen CareerUp për zhvillimin e të rinjve

Sot prej ora 11:00, në Hotel Mercure në Tetovë do të mbahet Forumi i Karrierës NextGen CareerUp. Nikoqirë do të jenë ILPP, së bashku me Ambasadoren e Mbretërisë së Holandës, si mbështetëse e kësaj iniciative, transmeton Portalb.mk.

“Përmes punës sonë, po ndërtojmë një komunitet gjithnjë e më të gjerë rreth kauzave zhvillimore që na bashkojnë”, thuhet në njoftim.

Në Forum do të bashkohen të rinjtë me përfaqësues të institucioneve shtetërore, universiteteve, komunitetit të biznesit dhe organizatave zhvillimore, për një diskutim të hapur mbi arsimin, zhvillimin në karrierë dhe mundësitë e punësimit për të rinjtë.

Agjenda e plotë në këtë link: Forumi NextGen CareerUp

Ambasada e Holandës në RMVTë rinj - Rini - Rinia