Për tre ditë dhe net Prishtina do të jetë kryeqendra e muzikës pasi sot fillon edicioni i sivjetshëm i Sunny Hill Festival ku në katër skena do të performojnë emra të mëdhenj të skenës botërore dhe vendase. Festivali do të zgjasë për tre ditë deri më 2 gusht, shkruan Portalb.mk.
Programi i ditës së parë do të fillojë në ora 13:00 ndërsa pritet të përfundojë në orët e para të mëngjesit të së nesërmes rreth 04:30.
Emri më i madh ndërkombëtar i ditës së parë do të jetë Katy Perry, ndërsa nga emrat vendas do të jetë Dhurata Dora dhe të tjerë.
Ky është programi i ditës së parë.
Natën e dytë nga emrat e mëdhenj do të performojë Lewis Capaldi ndërsa nga ata vendas Lumi B, Ledri Vula, MC Kresha, Lyrical Son dhe të tjerë.
Ky është programi i natës së dytë.
Në natën e tretë do të jenë Martin Garrix, Adam Port&Rampa dhe të tjerë.
Ky është programi i natës së tretë.
Sunny Hill Festival është festivali më i madh muzikor në Kosovë dhe një nga festivalet kryesore të muzikës në Evropën Juglindore.
I themeluar nga familja Lipa në vitin 2018, festivali është përzgjedhur tri herë në listën e 10 festivaleve më të mira evropiane të kategorisë së mesme, ndërsa promovohet ndërkombëtarisht nga fituesja e trefishtë e çmimit Grammy, Dua Lipa.
Gjatë viteve, ai e ka vendosur Prishtinën në hartën ndërkombëtare të festivaleve si një destinacion kulturor që duhet vizituar, në një vend që e do muzikën dhe di të festojë.
Mediat ndërkombëtare e kanë krahasuar Sunny Hill-in me ndikimin që Coachella pati për një qytet të vogël në shkretëtirë.
Në edicionet e kaluara kanë performuar artistë si Dua Lipa, Miley Cyrus, Calvin Harris, Shawn Mendes, J Balvin, Anyma, Stormzy, Peggy Gou, Mochakk, Black Coffee, Burna Boy, Fatboy Slim, Martin Garrix, Hardwell dhe shumë të tjerë.
Sunny Hill është vlerësuar në tri cikle të European Festival Awards.
Sunny Hill Festival është ngjarje e hapur për personat 16 vjeç e lart.