Kovaçevski nga Samiti i NATO-s: Po përforcojmë investimet në mbrojtjen kolektive për siguri të përforcuar të qytetarëve tanë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, para fillimit zyrtar të Samitit të NATO-s në Vilnius të Lituanisë, deklaroi se në këtë samit të gjithë aleatët janë të drejtuar para sjelljes së vendimeve shumë të rëndësishme, të cilat do të tregojnë unitet në raport. ndaj sfidave aktuale dhe të ardhshme, transmeton Portalb.mk.
“Ky është një takim jashtëzakonisht i rëndësishëm, vjen në një moment shumë të rëndësishëm, në një kohë kur praktikisht po zhvillohet luftë në Ukrainë”. Takimi vjen pas Samitit të Madridit ku u punua shumë nga ministrat e mbrojtjes, ministrat e punëve të jashtme dhe natyrisht edhe përfaqësuesit në selinë e përhershme të NATO-s.
Do të miratohen disa përfundime shumë të rëndësishme. Së pari, do të merren vendime në lidhje me aspektet rajonale të mbrojtjes së vendeve të NATO-s, edhe atë ujit, tokës dhe ajrit dhe patjetër aspektet e mbrojtjes kibernetike dhe mbrojtjes nga sulmet hibride”, deklaroi Kovaçevski.
Ai shtoi se më pas do të miratohen vendime në lidhje me avancimin e bashkëpunimit me Ukrainën, do të formohet praktikisht Këshilli NATO-Ukrainë, në të cilin në të ardhmen mund të merren vendime lidhur me bashkëpunimin e përbashkët.
Gjithashtu, për financimin e të gjitha këtyre nevojave të shtuara të mbrojtjes në këtë kontekst të ri gjeostrategjik, Kovaçecski shtoi se, do të merret një vendim për financimin, që do të thotë se 2% e PBB-së do të jetë praktikisht minimumi për financimin e mbrojtjes, me të paktën 20% për modernizim. 
“Maqedonia e Veriut është një vend që tashmë investon 30% të buxhetit të saj të mbrojtjes në modernizim, gjë që sigurisht është e nevojshme në këtë kontekst. Për më tepër, në lidhje me bashkëpunimin e ardhshëm me Ukrainën, Maqedonia e Veriut ka një qëndrim shumë të qartë. Ne, si shteti i 30-të anëtar, mbështesim gjithmonë derën e hapur për anëtarësim në NATO, por sigurisht në fund të fundit merren parasysh aspektet e sigurisë në momentin aktual.
Ajo që është shumë e rëndësishme, NATO ka treguar se si kurrë më parë dhe është marrë një vendim i madh që Suedia të jetë vendi i 32-të anëtar i NATO-s pas bisedimeve të djeshme të suksesshme mes Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s z. Stoltenberg, Presidentit të Turqisë, Kryeministrit të Suedisë”, u shpreh Kovaçevski.

Sot në Vilnius, Lituani, zyrtarisht ka filluar Samiti i NATO-s, ku merr pjesë kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe udhëheq delegacionin qeveritar që përbëhet nga ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani dhe ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska.

Kryeministri Kovaçevski, sot dhe nesër, do të merr pjesë në tre takimet e shefave të shteteve dhe anëtarëve të qeverive të Këshillit Veriatlantik, si dhe të shfave të ftuar të shteteve dhe qeverive të vendeve partnere Australi, Gjeorgji, Japoni, Republika e Koresë, Zelanda e Re, si dhe kryetarët e Këshillit Evropian dhe Komisionit Evropian. Presidenti i Ukrainës Vollodimir Zelenski është planifikuar të merr pjesë në Samit.

Në Samitin e NATO-s në kryeqytetin e Lituanisë, Vilnius, do të diskutohen sfidat urgjente të sigurisë. Në fokus të takimeve të liderëve të Këshillit Veriatlantik pritet të jetë përforcimi i mbështetjes për Ukrainën dhe përforcimi i marrëdhënieve të NATO-s me Ukrainën nëpërmjet krijimit të Këshillit NATO-Ukrainë. Liderët do të flasin për avancimin e aftësive mbrojtëse, ndarjen e përgjegjësive për furnizimin e burimeve, si dhe planet e reja rajonale të mbrojtjes.

Në kuadër të pjesëmarrjes në Samitin e NATO-s, parashihet që Kryeministri Kovaçevski të ketë takime dypalëshe me Kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas dhe Kryeministrin e Greqisë, Kirijakos Micotakis.

Dimitar KovaçevskiNATONATO - MaqedoniQeveria e Maqedonisë së VeriutSamiti i NATO
Comments (0)
Add Comment