Festivali i Parkut në Gostivar nuk do të mbahet më 28,29 dhe 30 korrik, por do të mbahet më tutje. Ky vendim u mor për shkak të epidemisë nga uji në Gostivar, raporton Portalb.mk.
Organizatorët e Festivalit njoftuan se për shkak të epidemisë në Gostivar dhe masave të ndërmarra nga institucionet përgjegjëse, janë vendosur ta shtyjnë datën e festivalit në për një afat të shkurtër kohor.
“Ky vendim është marrë me përgjegjësi të plotë, duke vendosur në radhë të parë sigurinë, shëndetin dhe mirëqenien e publikut, artistëve, partnerëve dhe stafit tonë”, informuan nga atje.
Sipas njoftimit, data e re e festivalit do të bëhet publike shumë shpejtë përmes kanaleve zyrtare të Festivalit.
Kujtojmë se tani e disa ditë në Gostivar është shpallur epidemi për shkak të ndotjes së ujit ku mijëra persona përfunduan në spital. Momentalisht tre persona të dyshuar ndodhen në paraburgim, ndërsa uji është i ndaluar për përdorim.