Shqipëria më 15 tetor do të hapë kapitujt, ndahet nga Maqedonia e Veriut në rrugën drejt BE-së

Ambasadorët e vendeve të BE-së një zëri vendosën të fillojnë negociatat me Shqipërinë për anëtarësim në BE, shkruan Portalb.mk.

Kjo do të ndodhë më 15 tetor në Luksemburg, në kuadër të Konferencës Ndërqeveritare “BE-Shqipëri”. Do të hapet kapitulli i pyetjeve bazë. Vendimi i sotëm në praktikë nënkupton ndarjen e Shqipërisë nga Republika e Maqedonisë së Veriut, shton media bullgare.

Maqedonia e Veriut nuk i ka përmbushur obligimet e saj të përcaktuara në kornizën e negociatave. Një nga kushtet është përfshirja e bullgarëve në preambulën e kushtetutës së vendit.

Ndërkaq, siç shkruan media bullgare, Maqedonia e Veriut nuk ishte fare në agjendën e takimit të ambasadorëve. Ndërsa Greqia vuri në dukje se Shqipëria ka zgjidhur mosmarrëveshjet me të. Dhe për këtë u vendos që të niseshin negociatat me Tiranën.

Kujtojmë se Komisioni Evropian në Raportin e fundit të progresit për vendet e Ballkanit Perëndimor, vendin e vlerësoi pa asnjë përparim në fushën e korrupsionit. Edhe atëherë, lidhur me ndryshimet e Kodit Penal u tha se pengojnë aftësinë e autoriteteve për të hetuar dhe ndjekur penalisht vepra të tilla.

Debati për ndarjen e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në rrugën eurointegruese ka qenë temë debati edhe para disa viteve, kur Holanda e pengonte procesin eurointegrues të Shqipërisë. Në atë periudhë kërkohej ndarja e Maqedonisë nga Shqipëria.

Bashkimi Evropian (BE)Eurointegrime Negociata RMV-BEMaqedonia e Veriut RMVMinistria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme (MPJTJ)ShqipëriaTimço Mucunski