Vlera e Shportës minimale sindikale për tetorin e këtij viti është 46 198 denarë, kumtoi Lidhja e sindikatave të Maqedonisë (LSM), raporton MIA.
Pjesa më e madhe e shportës, 44,06 për qind apo 19 668,36 denarë, bën pjesë tek ushqimi dhe pijet, ndërsa më së paku mirëmbajtja e shëndetit, 1,88 për qind apo 837,18 denarë.
Për banim në muajin tetor janë nevojitur 13 716,86 denarë apo 30,73 për qind, për higjienë 3 267,42 denarë apo 7,32 për qind, për transport 3 735 denarë apo 8,37 për qind, për veshmbathje 2 343,63 denarë apo 5,25 për qind, si dhe për kulturë 1 067,86 denarë apo 2,39 për qind.