Në Maqedoninë e Veriut kemi ulje të numrit të të punësuarve në industri. Kjo ulje në disa sektorë është më e madhe, ndërsa në disa sektorë tjerë më e ulët, transmeton Portalb.mk.
Në korrik të këtij viti, kemi ulje të numrit të të punësuarve për 2.6 përqind, krahasuar me korrikun e vitit të kaluar.
Rritje të numrit kemi vetëm te sektori i prodhimit të produkteve kompjuterike 15.1 %, prodhimi i duhanit 9.3 %, prodhimi i pijeve 2.8 %, prodhimi i produkteve ushqimore 0.6 % dhe te publikimi dhe produkcioni i mediave (0.4 %).
Në të njëjtën kohë, ulje kemi në shumicën e sektorëve, por më së shumti te prodhimi i veshjeve 11.6 %, minierat dhe xehet 8.8 %, nxjerrja e qymyrit 8 %, etj.