Shkupi edhe sot ndër qytetet me ajër më të ndotur në botë, në listë me Bangladeshin, Mongolinë, Pakistanin, Indinë…

Shkupi edhe sot është në mesin e dhjetë qyteteve më të ndotura në botë, tregojnë të dhënat nga internet-portali “IQAir”, njofton Portalb.mk.

Sipas matjeve të kryera në orën 12 në mesditë, kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut gjendet në vendin e gjashtë, për ajrin e ndotur. Me indeks të ndotjes prej 173, ajri është vlerësuar si “jo i shëndetshëm” dhe thuajse 20 herë e ka tejkaluar kufirin të cilin e rekomandon Organizata Botërore e Shëndetit.

Ndotësi kryesor janë grimcat PM 2,5, koncetrimet e të cilave sipas “IQAir” arrijnë në 99 mikrogramë në metër katror.

Ajri i ndotur

Maqedonia e Veriut me kryeqytetin e saj, sot në listën e “IQAir” është në shoqëri të Pakistanit, Indisë, Bangladeshit, Kinës, Mongolisë, Vietnamit dhe Uzbekistanit.

Qytetarët e Shkupit thuajse tërë javën thithin smog, ndërkaq cilësia e ajrit është në nivel jo të kënaqshëm edhe në qytetet tjera.

Në Strumicë dhe Kërçovë edhe më tej janë në fuqi rekomandimet dhe masat kundër ndotjes së ajrit, për shkak të tejkalimit të pragut për alarm kur prania e grimcave PM10 rritet.

Danela Arsovska – DanellaNdotja e ajrit - ajër i ndoturQyteti i Shkupit