Shkup, nesër dhe pasnesër do të ketë spërkatje të mushkonjave nga ajri

Qyteti i Shkupit ka paralajmëruar dezinsektimin ajror gjatë fundjavës në hapësirat e qytetit të Shkupit, transmeton Portalb.mk.

Ata kërkojnë mbrojtjen e bletëve në këtë periudhë, ndërsa në rast se kushtet klimatike nuk lejojnë dezinsektim, atëherë ky proces do të realizohet ditët në vazhdim.

“Më 19 shtator (e shtunë) dhe 20 shtator (e diel), në orët e hershme të mëngjesit, do të bëhet dezinsektimi ajror kundër mushkonjave në sipërfaqen e qytetit të Shkupit”, njoftojnë nga Qyteti i Shkupit.

Dezinsektim - DeratizimQyteti i Shkupit