Shkrimtari çek Milan Kundera ndërroi jetë në moshën 94-vjeçare

Shkrimtari çek Milan Kundera, autor i romanit të famshëm “Lehtësia e padurueshme e qenies”, ndërroi jetë në moshën 94-vjeçare. Ky lajm është konfirmuar nga Ana Mrazova, zëdhënëse e Bibliotekës “Milan Kundera” në vendlindjen e tij Bërno të Republikës Çeke, raporton REL.

I lindur më 1 prill të vitit 1929, Kundera ka punuar edhe si pedagog i letërsisë botërore në akademinë e filmit të Pragës, mirëpo i akuzuar për “veprimtari antikomuniste” nga Partia Komuniste Çekosllovake, ai më 1975 arratiset për në Francë, ku i kalon 40 vitet e ardhshme.

Në Francë Kundera shkroi veprat e tij më të famshme, si “Lehtësia e padurueshme e qenies”, që është edhe romani i fundit me dorëshkrim në gjuhën e tij amtare. Romanet pas kësaj,  nga “Ngadalësia” e vitit 1995 e deri te romani i tij i fundit, “Festivali i Papërfillshmërisë” i vitit 2014, i ka shkruar në gjuhën frënge.

Kundera, në veprën e tij eksploroi qenien dhe tradhtinë për gjysmë shekulli në poezi, drama, ese dhe romane.

Shkrimtar(e)Vdekje
Comments (0)
Add Comment