Mllef

Poezi nga Naim Iljazi

Mllef e lef, o mllefqar,
Inati t’qoftë për punë të mbarë,
Për shëndet puna, ziliqar,
Zili për të pasur në përrallë.

Fjala jote nuk më tremb
E zili s’kam kërkend,
Ballë inatit vë një shkëmb
E mundohem ta mbush me mend.

Mllef e lef, o mllefqar,
Ti e tremb dhe një magar,
Bën të varet me litar,
Se i dole hileqar.

Qesh e vesh, e të më jesh,
Frikë nga vetja të mos kesh,
Se po qe i fortë e burrë,
Tullë-tullë do bësh mur.

Dhe në po u rrënoftë muri,
Ti sërish do ta ndërtosh,
Se na qenke një lumë bur(r)i
E inatin s’do ta harrosh.

E na thua se ç’na thua,
Vaj e qaj hallet e tua,
E magarit që u vra
Jetën borxh ia ke, budalla.

Mllef e lef, o mllefqar,
Se na dole ziliqar,
Dhe magari u mbush me mend,
E ti shkëmbin po e çmend.

Poezi