Shkolla e re në Vizbeg nuk do të lëshohet në përdorim deri në fund të vitit 2023, raporton Alsat. Nga Ministria e Arsimit thonë se gjatë kësaj periudhe duhet të përfundojnë të gjitha procedurat administrative dhe teknike që kanë të bëjnë me vendosjen e trafostacionit për energji elektrike që njiherit edhe ishte shkak i mos nisjes me punë të kësaj shkolle. Nga ky dikaster paralajmëruan se paralelisht me punët rreth energjisë elektrike, Komuna e Butelit do të vendos për këshillin dhe udhëheqësinë e saj. Banorët e Vizbegut vlerësojnë se zvarritja është e qëllimshme, për të fituar pikë politike.
“Me siguri pritet ndonjë fushatë e zgjedhjeve, mbase është ndërtu shkolla, është gati me lëshu edhe duhet me lëshu. Shkolla 26 Korriku është e ngarkuar për së tepërmi me nxënës”.
“Është çështje politike, e ruajnë për vota se vitin e ardhshëm do të ketë zgjedhje. E kam nipin në “26 Korriku”, me makinë e dërgojmë dhe e kthejmë”.
Banorët ankohen edhe për mungesë të transportit të nxënësve në shkollat ku ata tashmë ndjekin procesin mësimor.
“Shkolla e mirë dhe e bukur por pa nxënës. Informatat që I kemi ndoshta vitin tjetër se për këtë gjysmëvjetor nuk ka mundësi. Jemi mësu me ec nga dy kilometra në borë e shi”.
“Fëmijët kush po mundet me I dërgu, fqinjët ose me taksi. Po edhe taksistët nuk po vijnë se rruga katastrofë, taksistët po ikin, po thonë në Vizbeg nuk vijmë, kanë mbet nxënësit askund. Ndodhë që tre ditë shkojnë në shkollë, tre ditë janë në shtëpi, prindërit nuk janë në shtëpi, kur qëllojnë prindërit në punë edhe fëmijët mbesin pa shkollë”.
Për shkak të shtyrjes së afatit për hapjen e shkollës në Vizbeg, nga Ministria e Arsimit kanë paralajmëruar Komunën e Butelit dhe atë të Çairit të vazhdojnë t’u sigurojnë transport nxënësve të kësaj lagjeje drejt shkollave ku ata mësojnë. Pavarësisht që u paralajmërua për në tetor, hapja e objektit të ri shkollor u anulua për shkak se i njëjti akoma nuk është lidhur në rrjetin përkatës elektrik dhe atë të ujësjellësit. Sipas Komunës së Butelit, këto lidhje janë të patjetërsueshme për të testuar funksionimin e ashensorit, sistemit të ngrohjes, kondicionerët, ndriçimin e tërësishëm dhe pajisjet që kanë të bëjnë me ujësjellësin. Fillimisht mësimin në objektin e ri shkollor në Vizbeg do të ndjekin nxënësit nga klasa e parë e deri në atë të pestë, ndërkohë për nxënësit deri në klasë të nëntë u mbetet prindërve të vendosin.
Që nga viti 2012 e këndej, për këtë shkollë janë bërë një maratonë premtimesh. Më poshtë mund të shihen shumica e premtimeve dhe aktiviteteve për të njëjtën.
- LEXO: Asgjë nga premtimi për hapjen e objektit të ri të shkollës në Vizbeg
- LEXO: Nxënësit e Vizbegut do të mësojnë në shkollën e re që nga muaji shtator, premtoi ministri Shaqiri
- LEXO: Shkolla në Vizbeg këtë shtator do të jetë gati për mësim, premtoi ministri
- LEXO: Pas një dekade filluan ndërtimet e shkollës në Vizbeg
- LEXO: Filloi ndërtimi i objektit për shkollën në Vizbeg, planifikohet vetëm për 500 nxënës
- LEXO: Premtohet që nga 2012-ta, ndërtimi i shkollës në Vizbeg ende në fazën e procedurës së tenderit
- LEXO: Banorët e Vizbegut në protestë: Fëmijët ecin çdo ditë nga 4-5 km për në shkollë, kemi kërkuar transport por komuna nuk i është përgjigjur kërkesës (VIDEO)
- LEXO: Ministri Ademi foli për ndërtimin e shkollave në Idrizovë, Vizbeg, Reçicë dhe Bllacë
- LEXO: Leja për ndërtim – ngecja e shkollës së Vizbegut
- LEXO: Plot gjashtë vite premtohet shkolla, nuk janë vendosur madje as themelet!
- LEXO: Premtimet për shkollën e Vizbegut mbeten vetëm fjalë boshe!
- LEXO: Shkolla në Vizbeg, ndërtimi fillon në mars
- LEXO: Banorët e Vizbegut e përfundojnë edhe këtë vit vetëm me premtime për objektin e ri shkollor
- LEXO: Katër vite luhet me fjalë për shkollën në Vizbeg, banorët skeptikë ndaj deklaratës së ministrit Lutfiu
- LEXO: Edhe sa kohë duhet të pritet për një shkollë në Vizbeg të Shkupit?!
- LEXO: Fëmijët e Vizbegut, 4km për të shkuar në shkollë
- LEXO: Komuna e Butelit harron shkollën e Vizbegut
- LEXO: Vizbeg, nuk ka shkollë për nxënësit e kësaj lagje (FOTO)
- LEXO: Kisha pranë përfundimit, shkolla ende askund!
- LEXO: Kryetari i Komunës premton, Shkollë e re në Vizbeg?