Ministri për Arsim dhe Shkencë në Maqedoninë e Veriut, Jeton Shaqiri, ka premtuar që nxënësit e Vizbegut do të mësojnë në shkollën e re që do të jetë funksionale prej muajit shtator, transmeton Portalb.mk.
“Gjatë muajit shtator nxënësit e Vizbegut në Shkup do të mësojnë në shkollën e tyre amë!!! Sot kjo shkollë mori dritë jeshile edhe nga qeveria. Shkollë e bukur, moderne, në fazën finale ndërtimore dhe me shumë gëzim do i pret nxënësit e parë shumë shpejtë”, premtoi Shaqiri.
Ai theksoi që kjo shkollë do të pret rreth 300 nxënës.
Ndryshe, u deshën vite të tëra që funksionarët shtetëror të mblidhen më 12 janar të vitit të kaluar dhe të shënojnë fillimin e punimeve për shkollën në Vizbeg, me premtimin që e njëjta do të jetë gati për 18 muaj. Në mars të vitit 2023, Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) kishte rikonfirmuar qëndrimin e tyre që deri në shtator të këtij viti të mbarojnë punimet, ashtu që nxënësit të mund të fillojnë mësimin në këtë shkollë të re.
Banorët e Vizbegut kanë protestuar disa herë, duke bllokuar trafikun në udhëkryqin në hyrje të këtij vendbanimi, pasi përpos mungesës së shkollës, nxënësve nuk u është siguruar as transport i organizuar dhe detyrohen të ecin nga 4,5 – 5 km, sa është distanca e shkollave ku ndjekin mësimin.
Rreth, 1400 nxënës, sipas banorëve, ndjekin mësimin në tre komuna – në Komunën Shuto Orizarë, Çair dhe Butel. Ata kërkojnë nga Komuna e Butelit që t’ua sigurojë transportin nxënësve deri sa të ndërtohet shkolla fillore. Kryetari i Komunës së Butelit, Kostovski thotë se është në bisedime me Ndërmarrjen publike për Qarkullim për të siguruar transportin e nxënësve në shkollë.
Maratonë premtimesh për ndërtimin e kësaj shkolle:
Në vitin 2012, kryetari i atëhershëm i Komunës së Butelit, Petre Latinovski paralajmëroi se, në një ta ardhme të shpejtë pritet të bëhet me shkollë fillore. Ai tha atëherë se, ky objekt shkollor do të fillojë të ndërtohet pasi të përpilohet plani detal urbanistik për këtë pjesë. Ai duke prezantuar planin e ri detal urbanistik, tha se është siguruar një sipërfaqe prej 11 mijë katrorë ku parashihet të ndërtohet një objekt në bazë të të gjitha standardeve për mësim.
Në vitin 2014 nga komuna e Butelit thanë për Portalb se në Vizbeg është paraparë të ndërtohet shkollë fillore por edhe foshnjore për parashkollorët, por deri më tani nuk është bërë as njëra e as tjetra.
Në vitin 2016, ish ministri i arsimit i Pishtar Lutfiu premtoi se në 2017 do të fillojnë punimet në ndërtimin e objektit të ri shkollor në Vizbeg.
Në shkurt të vitin 2017, u tha se në muajin mars pritet të hidhet gurthemeli për ndërtimin e shkollës fillore në Vizbeg. Madje, atëherë nga Ministria e Arsimit thanë se, në buxhetin për vitin 2017 është paraparë ndërtimi i shkollës fillore në Vizbeg.
Në vitin 2019, ish ministri Arbër Ademi tha se pritet vetëm leja nga Komuna e Butelit për ndërtimin e objektit të shkollës së re.
- LEXO: Shkolla në Vizbeg këtë shtator do të jetë gati për mësim, premtoi ministri
- LEXO: Pas një dekade filluan ndërtimet e shkollës në Vizbeg
- LEXO: Filloi ndërtimi i objektit për shkollën në Vizbeg, planifikohet vetëm për 500 nxënës
- LEXO: Premtohet që nga 2012-ta, ndërtimi i shkollës në Vizbeg ende në fazën e procedurës së tenderit
- LEXO: Banorët e Vizbegut në protestë: Fëmijët ecin çdo ditë nga 4-5 km për në shkollë, kemi kërkuar transport por komuna nuk i është përgjigjur kërkesës (VIDEO)
- LEXO: Ministri Ademi foli për ndërtimin e shkollave në Idrizovë, Vizbeg, Reçicë dhe Bllacë
- LEXO: Leja për ndërtim – ngecja e shkollës së Vizbegut
- LEXO: Plot gjashtë vite premtohet shkolla, nuk janë vendosur madje as themelet!
- LEXO: Premtimet për shkollën e Vizbegut mbeten vetëm fjalë boshe!
- LEXO: Shkolla në Vizbeg, ndërtimi fillon në mars
- LEXO: Banorët e Vizbegut e përfundojnë edhe këtë vit vetëm me premtime për objektin e ri shkollor
- LEXO: Katër vite luhet me fjalë për shkollën në Vizbeg, banorët skeptikë ndaj deklaratës së ministrit Lutfiu
- LEXO: Edhe sa kohë duhet të pritet për një shkollë në Vizbeg të Shkupit?!
- LEXO: Fëmijët e Vizbegut, 4km për të shkuar në shkollë
- LEXO: Komuna e Butelit harron shkollën e Vizbegut
- LEXO: Vizbeg, nuk ka shkollë për nxënësit e kësaj lagje (FOTO)
- LEXO: Kisha pranë përfundimit, shkolla ende askund!
- LEXO: Kryetari i Komunës premton, Shkollë e re në Vizbeg?