SHGM-ja e miratoi Deklaratën për mbrojtjen dhe parandalimin e gazetarisë profesionale

Në mbledhjen e mbajtur sot, Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) ka miratuar Deklaratën për Mbrojtjen dhe Parandalimin e Gazetarisë Profesionale, transmeton Portalb.mk.

“Me këtë deklaratë, SHGM bëri thirrje publike ndaj aktorëve politikë, institucioneve dhe publikut për respektimin e lirisë së mediave dhe rolit të gazetarëve”, njoftuan nga SHGM-ja, duke shtuar se “çdo presion ndaj mediave përbën kërcënim për proceset demokratike”.

Zgjedhjet e ardhshme lokale, ishin një nga çështjet që u diskutuan në këtë mbledhje, duke theksuar rëndësinë e gazetarisë së pavarur.

“Në vitin 2024 u raportuan katër sulme fizike ndaj gazetarëve, ndërsa SHGM siguroi ndihmë juridike falas në 66 raste dhe mbështetje psikologjike në 11 raste”, raportoi Shoqata.

3 maj – Dita Botërore e Lirisë së MediaveAgjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele (ASHMAA)Censurë mediatike - Liria e mediaveEdukim Arsimim MediatikEtika në mediaGazetaGazetarë - Gazetari - MediaGazetari HulumtueseLigji për Shërbime Audio dhe Audio-vizuale MediatikeMlladen Çadikovski Mladen – SHGMShoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM)Sulm ndaj gazetarëve