Shefi i diplomacisë spanjolle këtë javë pritet të vizitojë edhe Shkupin, Tiranën dhe Sarajevën

Ministri i Punëve të Jashtme të Spanjës, Jose Manuel Albares, më 12 prill, filloi në Beograd turneun në Serbi, Bosnje e Hercegovinë, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, me mesazhin se Spanja, pas marrjes së presidencës së Bashkimit Evropian (BE) më 1 korrik, do të mbështesë përpjekjet e këtyre vendeve për anëtarësim në BE, raporton REL.

Gjatë turneut të tij në Evropën Juglindore, Albares do të nënshkruajë memorandum mirëkuptimi, me secilin nga katër vendet, për të forcuar bashkëpunimin në procesin e integrimit evropian – raporton portali spanjoll La Cerca.

Në Beograd, të mërkurën, Albarez me Ministren e Integrimeve Evropiane të Serbisë, Tanja Mishçeviq, nënshkruan Memorandum mirëkuptimi ndërmjet dy ministrive, njoftoi Qeveria e Serbisë.

Portali La Cerca shkruan se shefi i diplomacisë spanjolle planifikon që gjatë udhëtimit të informohet për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, por ky informacion nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Spanja është një nga pesë vendet e BE-së që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Më 13 prill, Albarez do të udhëtojë nga Beogradi për në Sarajevë, kryeqytetin e Bosnje e Hercegovinës, ku do të vizitojë bibliotekën e ndërtuar me ndihmën e Spanjës.

Të premten, ai do të takohet në Tiranë me ministren e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka, ndërsa më pas në Shkup do të takohet me ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Bujar Osmani.

Bosnja e HercegovinaBujar OsmaniEurointegrime Negociata RMV-BEKosovaMinistria e Punëve të Jashtme (MPJ)SerbiaShqipëriaSpanja
Comments (0)
Add Comment