Mediumi Indeksonline ka shpërndarë në rrjete sociale një video ku shihet një paketë me një shishe që dyshohej të ishte mjet shpërthyes, duke pretenduar se shishja ka alfabet cirilik serb në etiketë. Edhe pse alfabeti ishte cirilik, ai ishte ukrainas e jo serb, shkruan Sbunker.
Më 1 tetor 2026, qytetarët në Prishtinë kanë lajmëruar Policinë pasi panë një paketë të dyshimtë që u raportua se u lëshua nga ajri me balonë (qese). Shpërthim nuk pati, hetuesit e larguan paketën nga vendngjarja për ekzaminim dhe institucionet e Kosovës janë duke e hetuar rastin.
Indeksonline ka publikuar një video me përshkrimin: “Me çirilicë serbe, mjeti i dyshuar te 4 Llullat”. Ky pretendim është i rremë. Shkronja e dytë e emrit të birrës, “ь”, nuk është fare pjesë e alfabetit cirilik serb. Gazeta Express ka paraqitur fotografinë e plotë të shishes, e cila është e markës Львівське (Lvivske) — birrë e Lvivit, qytet në perëndim të Ukrainës. Siç vërehet nga fotografia, birra është e llojit “Kvas”.
Videoja qarkulloi shumë në rrjete sociale. Në momentin e publikimit të këtij artikulli, ajo i pati 494.000 shikime, 40 shpërndarje dhe 132 komente.