Sektorët e Maqedonisë së Veriut ku më së shumti ka rënie dhe rritje të numrit të të punësuarve

Në Maqedoninë e Veriut u regjistrua rënie e numrit të të punësuarve në industri gjatë muajit mars, krahasuar me marsin e vitit të kaluar. Rënia është për 2.8 përqind, transmeton Portalb.mk.

“Numri i punëtorëve në sektorin Minierat dhe gurorët gjatë muajit mars të vitit 2026, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, shënon rënie për 6.9 %, në sektorin Industria përpunuese për 2.8 %, ndërsa është rritur në sektorin Furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar për 0.6 %”, raporton Enti Shtetëror i Statistikave.

Në tremujorin e parë u regjistruan 3.3 përqind më pak punëtorë sesa tremujori i njëjtë i vitit të kaluar. Më së shumti rënie ka te përpunimi i drurit (14.6%) dhe prodhimi i veshjeve (11.5 %), ndërkohë rritje më e madhe te prodhimi i produkteve kompjuterike, elektronike dhe optike (10.1 %).

Agjencia për Punësim RMVEkonomia e shtetit - Lajme ekonomiFabrikëPapunësiPapunësia te të rinjtëZonë e lirë industriale RMV