Policia e Republikës së Kosovës ka paralajmëruar qytetarët e saj në lidhje me dënimet që mund të vijnë për shkak projektit “Safe City” në Maqedoninë e Veriut, transmeton Portalb.mk.
“Për automjetet me targa të huaja ku bën pjesë edhe Kosova, nëse shtetasi i huaj kryen shkelje të konstatuar nga sistemi “Qyteti i sigurt”, parashihet njoftim gjatë hyrjes dhe daljes nga shteti i Maqedonisë së Veriut. Të drejtën për pagesën e pesëdhjetë përqind të gjobës brenda afatit prej tetë ditësh e gëzojnë edhe qytetarët e huaj, ndërsa në rast mospajtimi me shkeljen ose mosrealizimit të pagesës, iniciohet procedurë kundërvajtëse për të huaj para gjykatës kompetente.”, raporton Policia e Kosovës.
Ata përkujtojnë që ky projekt do të blejë në Shkup, Tetovë dhe Kumanovës, dhe në korridorin 8-të e 10-të. Këtu përfshihet kundërvajtja, si tejkalimi i shpejtësisë, kalimi në të kuqe, ndalimi dhe parkimi i gabuar dhe veturat pa regjistrim.
“Qyteti i Sigurt” nisi dje në zonën e qyteteve të Shkupit, Kumanovës dhe Tetovës, si dhe në Korridoret 8 dhe 10, por me prag tolerance më të lartë, në mënyrë që shoferët të përshtaten gradualisht me metodën e re të kontrollit. Në vend të 10 përqindëshit të zakonshëm, në muajt e parë do të zbatohet një tolerancë prej 15 përqind mbi kufirin e shpejtësisë.
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, raportoi që në ditën e parë kur “Qyteti i Sigurt” filloi zyrtarisht të funksionojë, u regjistruan rreth 500 shkelje.
- LEXO: 500 gjoba vetëm dje, Toshkovski: Me “Qytetin e Sigurt” numri i shkeljeve në trafik është ulur në mënyrë drastike
- LEXO: Nga sot do të sanksionohen shkeljet e evidentuara nga kamerat e “Qytetit të Sigurt”
- LEXO: MPB me apel për qytetarët: Përditësoni të dhënat për ‘Qytetin e Sigurt’
- LEXO: MPB-ja i publikoi gjobat e “Qytetit të Sigurt”, ja për çfarë dhe sa dënoheni (Infografik)
- LEXO: “Qyteti i Sigurt” do të dërgojë edhe fotografi, si do të paguhen gjobat?
- LEXO: Deputetët i votuan ndryshimet, Qyteti i Sigurt do të fillojë të zbatohet nga 1 shkurti