Rritje e numrit të udhëtarëve të RMV-së me autobusë për transport ndërkombëtar dhe mes qyteteve

Në Maqedoninë e Veriut u regjistrua ulje e numrit të udhëtarëve në transportin me autobusë, por në atë mes qyteteve dhe transportin ndërkombëtar kemi rritje, transmeton Portalb.mk.

“Në tremujorin e parë të vitit 2026 numri i udhëtarëve të transportuar në transportin rrugor është zvogëluar për 5 % krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak”, raporton Enti Shtetëror i Statistikave.

Në transportin urban kemi ulje për 4.7 përqind, në atë periferik ulje 8.8 përqind, ndërsa rritje kemi te ajo mes qyteteve për 9.2 përqind dhe atë ndërkombëtar për 1.3 përqind.

Në tremujorin e parë në transportin ndërkombëtar u regjistruan 108 mijë udhëtarë, në atë ndërmjet qyteteve 935 mijë euro, në transportin periferik 3.5 milionë, kurse në transportin urban 4.7 milionë.

Autobus(ë)Ministria e Transportit (MT)TransportTransport, Transport publik