Bashkimi Evropian derisa ka nevojë ka vullnet që të vazhdojë projektet e USAID-it, por me kritere të forta ekonomike, transmeton Portalb.mk.
Në momentet që do të ketë nevojë, do të ketë edhe vullnet nga Bashkimi Evropian që të vazhdojë projektet që lidhen me drejtësinë, luftën kundër korrupsionit dhe lirinë e shprehjes, derisa USAID I ka tërhequr mjetet për këtë, deklaroi euroambasadori Mihalis Rokas.
Ai kërkoi që këto projekte të financohen me para evropiane por nën kritere të forta evropiane.
“Bashkimi Evropian e konsideron SHBA-në si një nga partnerët kyç, që i kemi në botë, kështu që vetë vizita e kryeministrit tuaj në SHBA mendoj se tregon se SHBA-ja nëse ka mundësi që të japin kontribut të tyrin në përshpejtimin e procesit eurointegrues ose në rrugën evropiane të vendit tuaj, atëherë përpjekjet e këtilla janë gjithnjë të mirëseardhura”, deklaroi Rokas.
Ndryshe, i dërguari i SHBA-së për Misione të Posaçme, Richard Grenell, ka publikuar fondet e USAID që Organizatat jo qeveritare në Ballkan kanë përfituar për 4 vite. Gjatë periudhës 2020- 2024, sipas shifrave të publikuara nga Grenell, OJF- të në Shqipëri kanë marrë 189 milionë dollarë për 4 vite. Në total për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor USAID ka dhënë 1.7 miliardë dollarë, ndërsa në vendin e parë renditet Kosova. Maqedonia e Veriut në këtë periudhë kishte pranuar 290 milionë dollarë.
Administrata e Presidentit Trump ka filluar realizimin e planit për të shkurtuar në mënyrë dramatike personelin në mbarë botën të projekteve të Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe fondet për realizimin e projekteve