RMV, shkeljet e së të drejtës së votës raportoni në këtë linjë telefonike

Në zyrën e Avokatit të popullit, sot nga ora 07:00 deri në ora 19:00, në ditën e mbajtjes së rrethit të dytë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe zgjedhjet parlamentare, qytetarët do të mund të paraqesin çdo shkelje të së drejtës për votim në linjën telefonike falas 0800 54321, transmeton Portalb.mk.

Përveç në linjën telefonike falas, qytetarët do të mund të paraqesin shkeljen e të drejtës për votim edhe personalisht në zyrën qendrore në Shkup, e cila gjendet në rrugën “Maqedonia” nr. 19 në ndërtesën e SHT ,,Makoshped“ (përballë Shtëpi përkujtimore  Nënë Terezës),

Gjithashtu, nesër në ditën e zgjedhjeve do të ketë kujdestari edhe në Zyrat rajonale: Strumicë në numrin e telefonit (034) 329-996, Kërçovë në numrin e telefonit (045).228-586, Tetovë në numrin e telefonit (044) 344-082, Manastir në numrin e telefonit (047) 242-310, Shtip në numrin e telefonit (032) 389-701 dhe në Kumanovë në numrin e telefonit (031) 431-488.

“Avokati i popullit, me qëllim të mbrojtjes së të drejtës për votim të qytetarëve, do të marrë masa të menjëhershme për veprim efektiv nga organet kompetente në procesin zgjedhor dhe institucionet e tjera që janë të obliguara t’u sigurojnë mbrojtje qytetarëve në realizimin e të drejtës së tyre të garantuar për votim”, thonë nga Avokati i Popullit.

Zgjedhje parlamentare RMV 2024Zgjedhje presidenciale RMV 2024