Sindikata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë ka vendosur që më 22 prill të proteston para objektit të Ministrisë për Kulturë në mbështetje të punëtorëve të kulturës, transmeton Portalb.mk.
“Këshilli i SASHK-ut, në seancën e sotme të jashtëzakonshme, njëzëri solli Vendim për organizimin e Protestës para Ministrisë së Kulturës, më 22 prill të vitit 2024 (e hënë), në ora 11”, raportojnë nga Sindikata.
Te vendimi theksohet se arsyeja e protestës është për shkak se punonjësit e institucioneve kulturore akoma nuk i kanë marrë rrogat e muajit mars.
Vendimi i dytë i SASHK-ut është në lidhje me fillimin e procedurave për organizimin e Grevës së Përgjithshme në të gjitha institucionet nga fusha e kulturës.
Ndryshe, mbi 3,000 punonjës të institucioneve kulturore nuk kanë marrë rroga në muajin mars, pas disa ditëve do të ngelin edhe pa sigurim shëndetësor. Ata paralajmërojnë se nga e premtja (19.04) do të fillojnë me protesta që do të zgjasin deri sa nuk marrin rroga në përputhje me Kontratën e përgjithshme kolektive.