RMV, prej sot testime falas për HIV dhe sëmundje të tjera seksualisht të transmetueshme – fushatë e Klinikës infektive dhe HERA

Klinika për sëmundje infektive dhe organizata joqeveritare HERA prej sot e fillojnë fushatën “Kujdesu për veten” me testime falas për HIV dhe sëmundje të tjera seksualisht të transmetueshme, njofton Portalb.

Fushata, siç informuan në konferencën e djeshme për shtyppërfaqësuesit e Klinikës infektive dhe organizatës joqeveritare dr. Velimir Saveski dhe Vesna Mitevska, do të zgjasë deri më 26 nëntor dhe është në kuadër të shënimit të Javës evropiane të testimit dhe Muajit të shëndetit të meshkujve.

Qëllimi i fushatës është që të nxiten dhe inkurajohen meshkujt dhe djelmoshat të cilët janë në rrezik në mënyrë parandaluese të testohen, pa dallim se cilës grupmoshë i përkasin, për shkak se çdo i treti person që jeton me HIV nuk e di HIV-statusin e tij.

Siç u kumtua, në Klinikën për sëmundje infektive sivjet janë zbuluar 46 persona pozitivë me HIV, prej të cilëve 41 persona janë në trajtim të rregullt antiretrovirusal, ndërsa një e treta e këtyre personave janë zbuluar në fazë të vonshme të sëmundjes.

Sipas dr. Saveski, shumica e GIV-rasteve pozitive të sapozbuluara sivjet janë burra dhe se, për dallim nga vitet e tjera ku më së shpeshti kanë qenë meshkuj të cilët kanë marrëdhënie seksuale me meshkuj, sivjet për herë të parë ka trend të HIV-infeksionit edhe tek popullata heteroseksuale.

Dr. Saveski dhe Mitevska, udhëheqësore programore e HERA – Asociacioni për edukim shëndetësor dhe hulumtim, apeluan që të ngrihet vetëdija publike dhe të tejkalohet tabuoja për testimin për sëmundjet seksualisht të transmetueshme, duke theksuar se parandalimi është vegla më e mirë dhe më e lirë.

Mitevska informoi se në qendrat e tyre për të rinjtë “Sakam da kazham” tashmë 17 vite mundësohet testim për HIV dhe për sëmundje të ndryshme seksualisht të transmetueshme. Nëpër qendrat ofrohen edhe prezervativë falas, kontracepcion dhe teste të shpejta falas për HIV, ndërsa në pakon e shërbimeve që do të jetë qasëse javën e ardhshme është përfshirë edhe testimi falas për sifilis, gonoreja dhe kladimia.

Si shumë të rëndësishme lidhur me këtë problematikë, ajo e theksoi nevojën për rritjen e mjeteve buxhetore për parandalim, si dhe edukimin.

Lidhur me trendin e HIV-pozitivëve viteve të kaluara, dr.Saveski kumtoi se gjatë kovid-pandemisë ka pasur stagnim ose numër jomjaftueshëm i zbuluar i rasteve me HIV, kur edhe numri i testimeve pritshëm që ka qenë i zvogëluar për shkak se Klinika infektive atëherë ka qenë kovid-qendër.

Komisioni për Sëmundje Infektive RMVShëndetësi - ShëndetiVirusi HIV Aids Sida