RMV, paraburgim prej 30 ditësh për inspektoren nga AUV e dyshuar për ryshfet prej 250 eurosh

Gjykata Penale e pranoi propozimin e Prokurorisë Themelore Publike Shkup dhe caktoi paraburgim prej 30 ditësh për inspektoren e dyshuar nga Agjenci për Ushqim dhe Veterinari, njofton Portalb.mk.

PTHP-Shkup e ngarkon inspektoren 42-vjeçare nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë se në periudhën prej 17 deri më 25 shtator ka kërkuar dhe ka marrë ryshfet në vlerë prej 250 eurosh nga drejtuesi i një personi juridik, për të hartuar një procesverbal me të cilin do të konstatojë se ka kryer mbikëqyrje inspektuese dhe se nuk ka parregullsi në punën e objektit, përkatësisht se ai respekton të gjitha procedurat e nevojshme të punës.

Prokuroria kërkoi paraburgim për shkak të, siç kumtuan nga atje, rreziku për arratisje, rrezikut që e dyshuara të ndikojë ndaj të dëmtuarit dhe deklaratës së tij, si dhe mundësia nga pozita e personit zyrtar – inspektor ta përsërisë veprimin të cilin nuk ka guxuar ta kryejë.

Agjencia për Ushqim dhe VeterinariKorrupsion - RyshfetProkuroria Themelore Publike (PTHP) RMV