Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj 53 vjeçares nën dyshimet se ka kryer keqpërdorime gjatë periudhës kur ka qenë drejtore në Spitalin Klinik të Manastirit, transmeton Portalb.mk.
“Policia ka ngritur padi penale në Prokurorinë Themelore Publike të Manastirit kundër E.I. (53) nga Manastiri për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar”.”, raportoi Policia e Maqedonisë së Veriut, duke vlerësuar që dëmi i shkaktuar është 49 304 euro.
Ish-drejtoresha gjatë vitit 2023 kundërligjshëm kishte ndryshuar kontratat e punës për 11 të punësuar në Klinikë, ku kishte rritur rrogat e tyre pa marrë pëlqim nga Ministria e Financave.