Shporta minimale sindikale për muajin qershor është 60.325 denarë dhe është rritur për 235 nga muaji i kaluar kur ishte 60.090 denarë, transmeton Portalb.mk.
Sipas llogaritjeve të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM), një familje prej katër anëtarësh në qershor duhet të ndajë 21.952 denarë ose 36,4 përqind nga shuma e përgjithshme e shportës minimale për ushqim dhe pije. Për rroba dhe këpucë 4.962 denarë, për qira, ujë, rrymë dhe ngrohje 6.014 denarë, për higjienë personale dhe mirëmbajtje të higjienës në shtëpi 1.827 denarë, për shëndet 1.069 denarë dhe për transport 4.871 denarë.
Një familje prej katër anëtarësh në qershor të këtij viti i nevojiten 3.240 denarë nga shuma e përgjithshme e shportës minimale për komunikim, për rekreacion dhe kulturë 4.378 denarë, për arsim 7.022 denarë, për restorante dhe hotele 3.890 denarë dhe për mallra dhe shërbime tjera 1. 100 denarë.
Sipas përllogaritjeve të LSM-së, ato familje që jetojnë në banesë me qira kanë nevojë për 15.375 denarë shtesë.
Krahasuar me janarin e këtij viti, kur shporta minimale sindikale ishte 57.163 denarë, këtë muaj është rritur për 3.162 denarë ose 5,5 përqind.
LEXO: LSM: Shporta minimale sindikale për muajin maj në RMV është 60.090 denarë